Kampionati shqiptar në vendin e 46-të në Europë, rrezikohet humbja e një ekipi
Aktualisht, katër skuadra të Superiores gjatë verës do të angazhohen në turet kualifikuese të Kupave të Europës. Pas përcaktimit të ekipeve që do të shkojnë, ku fituesja e titullit kampion do të luajë në Ligën e Kampioneve dhe tri të tjerat në Ligën e Konferencës, kampionati shqiptar duhet të ketë kujdes nga diçka.

Në renditjen e përgjithshme të kampionateve, Superiorja mban vendin e 46-të, nga 55 shtete që janë gjithsej. Koeficienti i kampionatit nuk është përmirësuar dhe për momentin është 7875 pikë, ndërkohë pas nesh janë Mal i Zi, Luksemburgu, Uellsi dhe Gjeorgjia në vendin e 50-të.
Në rast të një dështimi të klubeve shqiptare këtë verë dhe me ecjen mirë të rivalëve aty ngjitur, rrezikohet seriozisht që nga viti i ardhshëm në Europë të mos shkojnë katër, por tri ekipe. Pra, një synim i klubeve është edhe të ruajnë një vend në Europë.
PANORAMASPORT.AL













