Juglindja e izoluar për shkak të rrugëve, Artan Bano kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Skënderbeut: Luajmë jashtë shtetit, vetëm të shkosh për ekskursion…
Trajneri i Lushnjës, Artan Bano, është shprehur i shqetësuar për situatën kaotike me rrugët që të çojnë në juglindjen e vendit, teksa i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport”, tekniku lushnjar, nuk i ka kursyer ironitë, për peripetsitë e udhëtimit drejt Korçës, duke qenë se skuadra e tij do të luajë në transfertë ndaj Skënderbeut këtë të shtunë.

“Luajmë jashtë shtetit (në Korçë), javën tjetër ku do të shkojmë. Ka dhe një problem tjetër, që ka ndeshje të shtunë të mërkurë të shtunë. Ky është problem kalendari. Shkojmë në Korçë, presim Luftëtarin, shkojmë në Kukës. Kohëzgjatja nga ndeshja në ndeshje është shumë e shkurtër, të bësh atë rrugën nga Memaliaj, Tepelenë, Përmet, Leskovik. Tani vetëm të shkosh për ekskursion se për ndeshje nuk shkon më. Shpresojmë te shtyrja”, deklaroi Bano.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













