Jo vetëm një mori të huajsh, Bylisi tani krenohet edhe për rekordin e një adoleshenti shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2025 | 13:43

Jo vetëm një mori të huajsh, Bylisi tani krenohet edhe për rekordin e një adoleshenti shqiptar

Petro Marku i lindur në Lezhë debutoi te Bylisi dje, duke vendosur rekord të ri. Në moshën 16 vjeç, 4 muaj e 19 ditë, ka thyer Xhuljo Tahirajn dhe Peter Olainkan.

Screenshot 2025-12-25 132419

Bylisi dje u mposht me rezultatin 4-1 nga Vora. Trajneri Josa e preferoi Marku në pjesën e dytë. Bylisi ka një mori me lojtarë të huaj, megjithatë duket se nuk e ka harruar edhe produktin vendës.

Postimi i Bylisit:

“Petro Marku ka hyrë në histori duke u bërë lojtari më i ri që debuton në Kategorinë Superiore, me fanellën e FK Bylis.

Në moshën 16 vjeç, 4 muaj e 19 ditë, Petro ka thyer rekordin e mëparshëm, duke lënë pas emra si Xhuljo Tahiraj dhe sulmuesin tonë të njohur nigerian Peter Olayinka.

Ky debutim është dëshmi e qartë e besimit të klubit te të rinjtë, e punës së akademisë dhe e vizionit afatgjatë të KF Bylis për të ardhmen.

Urime Petro! E ardhmja sapo ka filluar”, shkruhet në njoftimin e Bylisit.

PANORAMASPORT.AL