Jasir Asani rikthehet te Partizani? Dilema e sulmuesit pas ndeshjes së parëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2026 | 20:11

Jasir Asani rikthehet te Partizani? Dilema e sulmuesit pas ndeshjes së parëndësishme

Jasir Asani nuk u preferua nga trajneri Silvinjo ndaj Polonisë, duke përfunduar në tribunë. Aktualisht po stërvitet me grupin e kuqezinjve, ndërsa në prag është ndeshja e parëndësishme me Ukrainën. Shqipëria do të luajë miqësoren e detyruar, pikërisht pas humbjes me polakët.

Screenshot 2026-03-28 201041

Pas sfidës në Valencia, Asani duhet të marrë një vendim. Kampionati në Iran akoma mbetet i ndërprerë, teksa përfaqësuesja luajti dje miqësoren me Nigerinë jashtë vendit.

Asani është pjesë e Esteghlal dhe në vazhdim duhet të vendosë se ku do të vazhdojë seancat stërvitore. Aktualisht shfaqen dy opsione, rikthimi te Partizani ose në Shkup.

Sulmuesi i Kombëtares shfrytëzoi ambientet e të kuqve, që të përgatitej për ndeshjet e kuqezinjve që po afroheshin. Kështu pas këtij muaji ekziston mundësia që të kthehet në Shkup.

PANORAMASPORT.AL