“Jam më i lumtur për vëllain e vogël se për çmimin”, Marku: Petro, më i mirë se mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 21:38

“Jam më i lumtur për vëllain e vogël se për çmimin”, Marku: Petro, më i mirë se mua

Kapiteni i Bylisit, Aurel Marku, u zgjodh lojtari i ndeshjes, pas barazimit pa gola që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Dinamos. Në fushën e lojës në këtë përballje zbriti edhe vëllai i Aurelit, Petro Marku, vetëm 16-vjeç, duke bërë një paraqitje dinjitoze me ballshiotët. Në prononcimin e tij për “Super Gol”, ai u shpreh:

bandicam 2026-01-31 21-32-35-356

“Jam më i lumtur për vëllain e vogël (Petro Marku), se për çmimin e lojtarit të ndeshjes. Më i vogël është, ka shumë për të vazhduar dhe për të luajtur. Është përgjegjësi tjetër për mua, jam kapiten, por jemi si një familje, çunat ma kanë bërë më të lehtë.

Është e vërtet që Petro është më i mirë se mua. Unë jap maksimumin, të tjerat ia le në dorë presidentit. Detyra ime është të sakrifikoj dhe të luftoj. Sa më lartë aq më mirë.

Më mirë që Petron e kam këtu, flasim bashkë. Mbetet për t’u parë vazhdimësia e tij. Fabianin e kemi si vëlla”, u shpreh Marku.

PANORAMASPORT.AL