Ishte titullar i padiskutueshëm në pjesën e parë të sezonit, por Vllaznia duhet të bëjë pa të edhe disa javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2025 | 14:25

Ishte titullar i padiskutueshëm në pjesën e parë të sezonit, por Vllaznia duhet të bëjë pa të edhe disa javë

Ekipi i Vllaznisë ka vijuar me seancat e zakonshme stërvitore për ndeshjen e rradhës me Egantian, duel që është i vlefshëm për javën e 31-të të Superiores dhe që do të luhet ditën e enjte në transfertë për shkodranët.

VLLAZNIA

Të cilët kërkojnë reagimin pas humbjes së fundit ndaj Skënderbeut në shifrat 1-2. Megjithatë pavarësisht se përpara kanë një ndeshje shumë të rëndësishme si ajo kundër Egnatias. Trajneri, Thomas Brdariç ka “shpërblyer” ekipin me pushim ditën e diel.

Kjo për të relaksuar futbollistët dhe mos ngarkuar ata më shumë seç duhet. Ajo që është vënë re në këto ditë është thuajse kompletimi në 100% i skuadrës së 9 herë kampionëve të vendit. Sërish ndalesë do të ketë për portierin Qarri, i cili u kthye së fundmi në stërvitje me grupin.

Megjithatë gardiani shkodran duket se ende nuk është i gatshëm për skuadrën dhe nga ajo çfarë mëson gazeta, për 24-vjeçarin do të ketë një ndalesë tjetër disajavore. Dhe kthimi i tij në fushë ose pranë skuadrës mendohet të ndodhë vetëm në fundin e këtij edicioni.

PANORAMASPORT.AL