Interesimi për derbin, konfirmohet numri i biletave të shitura nga tifozët e Tiranës dhe Partizanit
Stadiumi pritet të ketë rreth 10000 tifozë në sfidën derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Deri dje në mbrëmje, sipas informacioneve nga klubi bardheblu ishin shitur rreth 2500 bileta.

Një numër i mirë, duke pasur parasysh se takimi luhet ditën e hënë dhe përpara janë edhe 4 ditë. Tirana është kthyer përsëri të luajë në këtë impiant, siç bëri edhe dy ditë më parë kur priti Bylisin.
Që tani kanë dalë në shitje biletat për këtë sfidë, ku pritet të ketë në fluks të madh tifozësh për shkak të rëndësisë që merr ky derbi jo thjesht si një ndeshje e luftuar me dy skuadra e tifozëri që kanë një rivalitet historik.
Tirana kërkon t’i largohet fundit të tabelës, ndërsa Partizani të ruajë vendin në “Final 4”, ndaj çdo rezultat nga ky duel mund të jetë vendimtar për fatin e të dyja skuadrave.
PANORAMASPORT.AL













