I pesti në botë, Kosova “i falet” iranianit Rostami në shtangë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2025 | 17:15

I pesti në botë, Kosova “i falet” iranianit Rostami në shtangë

Vetëm pak muaj më parë Kosova natyralizoi me përfaqësuesen dardane të peshëngritjes, ish-kampionin olimpik dhe botëror, Kianoush Rostami. 34- vjeçari iranian ka bërë edhe debutimin me përfaqësuesen e tij të re, duke shënuar rezultat shumë të mirë në një sport jo edhe aq të zhvilluar në Kosovë.

Screenshot 2025-10-11 171448

Rostami konkurroi në Baterinë A të kategorisë së peshave 94 kg në Kampionatin Botëror që po mbahet në Fjorde të Norvegjisë. Ai regjistroi 172 kg në stilin e shkëputjes, duke u renditur në vendin e pestë.

Në shtytje ngriti 205 kg, duke u renditur i shtati, ndërsa me 377 kg në total e mbylli dygarëshin në vendin e pestë. Kujtojmë që në këtë kategori peshash u përfaqësua edhe Shqipëria, me Ertjan Kofshën. Por 20-vjeçari nga shtërmeni nuk mundi të shkonte më shumë se vendi i 13-të në shkëputje me 161 kg, ndërsa në shtytje nuk kaloi asnjë provë, duke mos arritur kështu të klasifikohet në dygarësh.

PANORAMASPORT.AL