I pakalueshëm ndaj Vllaznisë, Aliji: Kam luajtur kundër sulmuesve që luajnë në kampionate më të forta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2025 | 22:29

I pakalueshëm ndaj Vllaznisë, Aliji: Kam luajtur kundër sulmuesve që luajnë në kampionate më të forta

Naser Aliji ka qenë sot vendimtar në shumë raste në fitoren e Dinamos përballë Vllaznisë. Mbrojtësi bllokoi shpesh sulmet e kuqebluve e theksoi se në këtë rast e kishte ndihmuar eksperienca.

bandicam 2025-08-31 22-24-16-715

“Kam shumë eksperiencë, kam luajtur kundër sulmuesve që luajnë në kampionate të forta. Por Vllaznia ka shumë lojtarë të mirë, sidomos në repartin sulmues. Sot ka bërë gjithë ekipi shumë mirë.

Nuk e di sa vite kam luajtur i majtë, nuk harrohet. Por unë jam gati për çdo pozicion.

Në fushë nuk bëjmë lëvizje individuale, çdo gjë është lëvizje që e kemi bërë në stërvitje. Ishte situata ashtu dhe unë futem në pozicione para dhe Gudiabi më ndërron. E kemi bërë në stërvitje.

Trajneri vendos ku luaj, jam shumë mirë ku jam se jemi bërë një dyshe e mirë me Lorran në të majtë, edhe Neziri që ka ardhur tani. Për momentin jam mirë ku jam, është e vërtetë që kam luajtur i majtë më shumë”, tha Aliji për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL