Postuar: Maj 10, 2026 | 19:00
I dha lamtumirën ekipit që në javën e kaluar, trajneri i Superiores “zhduket” pasi qëndroi i vetmuar në pankinë
Mirel Josa nuk ka pranuar të prononcohet pas ndeshjes, që Bylisi e humbi me rezultatin 5-2 në transfertën e Vorës. Ballshiotët u rikthyen në Kategorinë e Parë, pavarësisht se ishin jashtë zonës së ftohtë para javës së fundit.

Humbja rezultoi fatale, ndërsa Josa u shfaq edhe i vetmuar gjatë humbjes në Vorë. Trajneri i Bylisit qënroi për shumë minuta i distancuar nga pjesa tjetër e stafit.
“Panorama Sport” tregoi se Josa u përshëndet me ekipin, që pas fitores me Elbasanin. Kështu edhe duket se ka ndjerë skenarin më të keq të mundshëm, i cili ndodhi sot.
Bylisi e mbylli kampionatin në vendin e parafundit, para Flamurtarit. Me vetëm 1 pikë më tepër u vendosën Vora dhe Teuta mbi ekipin e Josës.
PANORAMASPORT.AL













