Postuar: Prill 18, 2025 | 16:33
Humbje e madhe për Tiranën, bardheblutë postojnë foto pas operacionit të lojtarit që vulosi derbin
Emanuel Ernest u operua dy ditë më parë. Sulmuesi i Tiranës dëmtoi klavikulën e shpatullës në derbin me Partizanin ku me golin e tij vulosi fitoren 3 me 0.

Klubi bardheblu ka postuar së fundmi një foto të sulmuesit nga spitali. Rikthimi i Ernest pritet pas dy muajsh.
24-vjeçari nga Liberia u afrua te Tirana në janar. Në 13 paraqitjet e tij me kryeqytetasit, shënoi katër gola dhe asistoi dy të tjerë duke qenë titullar i padiskutueshëm.
Kujtojmë se Tirana do të luajë në dy ndeshjet e radhës për të siguruar mbijetesën në elitë. Takimi i parë është ndaj Teutës dhe ai i fundit përballë Dinamos.

PANORAMASPORT.AL













