Heroi i Teutës ndaj Dinamos, talenti Arifi: Kisha besim që do shënoja, e rëndësishme të kapim… katërshen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2026 | 20:44

Heroi i Teutës ndaj Dinamos, talenti Arifi: Kisha besim që do shënoja, e rëndësishme të kapim… katërshen

Ergis Arifi ishte heroi i Teutës, në triumfin 0-1 të arritur ndaj Dinamos. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, durrsaku ndër të tjera deklaroi:

arifi

“Ky gol vlen edhe për rritjen time, por më i rëndësishëm është për Teutën, e rëndësishme është të kapim katërshen.

Kam gjetur veten më mirë alf i djathtë, kam më shumë hapësira. Pres më shumë nga vetja. Duhet të kap formën time më të mirë, që të luaj 90 minuta.

Kisha shumë besim që do ta merrja topin dhe do të shënoja. E pashë cepin dhe e gjuajtja”, u shpreh talenti i Teutës.

PANORAMASPORT.AL