“Hajmali” për Dinamon, kush është krahu i djathtë i Ilir Dajës që ka fituar 3 Superkupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2026 | 20:28

“Hajmali” për Dinamon, kush është krahu i djathtë i Ilir Dajës që ka fituar 3 Superkupa

Dinamo e mbylli vitin 2025 duke fituar një trofe, ku mundi në finalen e Superkupës kampionët e Egnatias. Nëse për shumë futbollistë ishte trofeu i parë ose i dytë me fanellën e Dinamos, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për trajnerin e portierëve, Ilir Bozhiqi.

Dinamo

60-vjeçari prej vitesh është pjesë e Dinamos dhe ka ndihmuar jo pak në sukseset e bluve, teksa ka arkivuar Superkupën e tretë me blutë, aq sa edhe Dinamo ka fituar në historinë e saj.

bozhiqi

Në sezonin 1989-1990, Dinamo pat fituar Superkupën e parë dhe Bozhiqi ishte portier i bluve asokohe, duke hyrë në Librin e Artë. Në vitin 2008, Dinamo fitoi Superkupën e dytë dhe këtë herë, Bozhiqi ishte në rolin e trajnerit të portierëve, ashtu si herën e fundit.

PANORAMASPORT.AL