“Gropë” e madhe nga largimet, Partizani zgjodhi… paratë
Partizani është dobësuar. Nëse deri para pak javësh kjo fjali bazohej vetëm tek emrat e larguar dhe ata të ardhur, tashmë gjithçka po duket në fushën e lojës.

Largimet e Rrapajt, Carës, Mba dhe Hadrojt kanë shkaktuar një boshllëk gjigant në skuadër, veçanërisht në repartin e sulmit. Skuadra nuk ka guximin dhe cilësinë për të dominuar dhe shkuar te goli në mënyrë organike.
Kjo ndikon edhe te mungesa e qetësisë në mbrojtje, repart që së fundmi u “njollos” me një gabim të Domgjonit. Nuk e dimë si bëhen llogaritë në klub, por duket se Partizani është pajtuar që këtë vit të marrë paratë, përpara trofeve.
Fitoi mbi 1 milionë euro në janar nga shitjet dhe nuk shpenzoi shumë me prurjet. Me këtë skuadër dhe me këto paraqitje Partizani duhet ta konsiderojë si sukses kualifikimin në Europë.
PANORAMASPORT.AL













