“Goli më i bukur në karrierë, ia dedikoj mamit të ndjerë”, Selmani: Me pak fat mund të…
Kastriot Selmani ishte heroi i Egnatias në triumfin 1-0 të arritur në duelin e kthimit ndaj Dinamo Minsk, duke realizuar eurgolin që vulosi sfidën. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, sulmuesi shqiptar i Kosovës, deklaroi:

“Mendoj se është goli më i bukur dhe më i veçanti në karrierë. Më kanë pritur shumë mirë tek Egnatia, presidenti, stafi. Më kanë dhënë ngrohtësinë. Jam shumë i lumtur, i falenderoj të gjithë që më kanë qëndruar pranë. Shpresoj të vazhdoj kështu.
Goli është për mamin tim të ndjerë dhe për niprit dhe mbesat e mija. Kemi ndeshje me Olimpian, do të bëjmë çmos të kalojmë raundin. Me pak fat, mund të na bjerë ndonjë short i lehtë dhe të futemi në grupe.”, u shpreh Selmani.
PANORAMASPORT.AL













