Goditje për kuqeblutë, alarm për Vllazninë pas pezullimit të mesfushorit
Mungesa e Ardit Krymit në takimin e radhës të Vllaznisë ka rënë si një goditje e fortë për trajnerin Edi Martini. Mesfushori 29-vjeçar, i cili ka qenë një nga shtyllat e mesfushës shkodrane, ka mbushur numrin e kartonëve të verdhë gjatë sfidës së fundit ndaj Elbasanit dhe automatikisht është i pezulluar për ndeshjen kundër Bylisit. Ky është një problem i madh për strategjinë e mesfushës, pasi Krymi është një nga liderët e këtij reparti.

Situata komplikohet edhe më shumë për shkak të mungesave të tjera të rëndësishme. Portieri kryesor, Pohls, është gjithashtu i pezulluar, duke e detyruar trajnerin të mendojë alternativa dhe të ristrukturojë mbrojtjen para sfidës. Pa të dy këta lojtarë kyç, Vllaznia rrezikon të humbasë shumë në fushën e lojës. Pavarësisht se alternativat nuk mungojnë në radhët e kuqebluve.
Për më tepër, dyshen Kastrati-Bismark e gjen trajnerin Martini në një situatë të vështirë, pasi të dy janë të dëmtuar dhe mungesa e tyre i shton presionin mbi pjesën tjetër të ekipit. Pa këta lojtarë, Vllaznia humbet jo vetëm forcën fizike, por edhe eksperiencën dhe kreativitetin që zakonisht këta emra sjellin në fushë. Trajneri duhet të bëjë llogaritë me kujdes dhe të gjejë kombinime alternative që mund të mbajnë skuadrën konkurruese në kampionat. Kjo situatë do të jetë një test i vërtetë për thellësinë e stolit së Vllaznisë dhe për aftësinë e stolit për të menaxhuar mungesat e rëndësishme pa u dorëzuar.
PANORAMASPORT.AL













