Garancia e Egnatias në mbrojtje, Xhemajli para Europës: Për mua nuk është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2025 | 18:09

Garancia e Egnatias në mbrojtje, Xhemajli para Europës: Për mua nuk është…

Arbenit Xhemajli është garanci e Egnatias, që në dy sezonet e fundit është shpallur kampion. Mbrojtësi 27-vjeçar ka folur pas miqësores që Egnatia zhvilloi me CSKA-në në Bullgari.

Screenshot 2025-06-26 180909

Kampionët e Shqipërisë fituan me rezultatin 2-0, teksa golat i shënoi Lushkja dhe Ndreca. Xhemajli deklaroi sot:

“Stërvitja shkon shumë mirë. Jemi si grup, këto dy vitet e fundit që kam qenë këtu, shumë mirë. Kushtet janë të mira. Dhe në miqësoret që kemi bërë këto dy ndeshje kemi pasur rezultate pozitive.

Miqësorja me CSKA-në? Na shkoi mirë. Pjesa e parë ishte 0 me 0. Kishim raste, kishin edhe ata raste, në fund fituam 2 me 0, fituam. Është rezultat pozitiv që na jep besim për ndeshjet e radhës që do vijnë. Dhe për ndeshjen në Champions që na pret.

Islandezët, e treta e vërteta? Për mua nuk është e treta e vërteta sepse nuk kam qenë kur luajtëm me Araratin, për Egnatian mund të them se është e treta e vërteta. Shkojmë me besim atje dhe vetëm me mendim që të fitojmë”, u shpreh Xhemajli.

PANORAMASPORT.AL