Gafë e rëndë e Barjamajt dhe e VAR-it, njihuni me moviolën e Teuta-Tirana (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2025 | 22:32

Gafë e rëndë e Barjamajt dhe e VAR-it, njihuni me moviolën e Teuta-Tirana (VIDEO)

Në sfidën Teuta-Tirana, në gjykim ishin Kreshnik Bajramaj, Egin Doda dhe Eni Gjoni, ndërsa në VAR ndodheshin Indrit Myrtja dhe AVAR Erjon Bylykbashi.6Një moment vendimtar ndodhi në minutën e 28- të, kur Jurgens rrëzohet në zonë pas një kontakti me Lleshin. Gjyqtari Bajramaj nuk hezitoi të akordonte penallti, vendim që u konfirmua edhe nga VAR-i. Megjithatë, pamjet treguan se ishte një simulim dhe gjyqtarët, si në fushë ashtu edhe në VAR, duhej ta kishin anuluar vendimin dhe ta ndëshkonin lojtarin e Teutës me karton të verdhë. Këto dy episode tregojnë kontrastin midis situatave të kontrolluara dhe gabimeve kritike, duke nxjerrë në pah rëndësinë e përqendrimit dhe interpretimit korrekt nga gjyqtarët, si në fushë ashtu edhe në VAR, në ndeshjet e niveleve të larta.

Minuta e 28-të: Jurgens rrëzohet në zonë pas një kontakti me Lleshin dhe gjyqtari Barjamaj nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Vendimi konfirmohet edhe nga VAR-i. Gjithsesi, është gafë e rëndë e Kreshnik Bajramajt dhe Indrit Myrtjes në fushë dhe në VAR. Pamjet tregojnë se është simulim dhe gjyqtarët duhet të kishin anuluar vendimin dhe ta ndëshkonin lojtarin e Teutës me të verdhë. Gafa është seri. Në fillim penalltia e dhënë, më pas gabimi i VAR-it dhe kartoni për simulim. (VIDEO)

Minuta e 24-rt: Tirana gjen përsëri golin me anë të një kundërsulmi, të finalizuar nga Falaje, asistenti sinjalizon për pozicion jashtë loje dhe sistemi VAR e konfirmon. Vendim i saktë i teknologjisë.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL