Fusha e “Loro Boriçit”, arma plus e Vllaznisë
Një plus te Vllaznia, por edhe në përgjithësi për futbollin shqiptar dhe infrastrukturën e tij është se fusha e “Loro Boriçit” është në kushte shumë optimale.
Kjo në një periudhë ku tashmë do të nisë edhe sezoni i shirave dhe terrenet rëndohen. Duke ulur kështu edhe nivelin e skuadrave në fushën e lojës. Por, tek kuqeblutë duket se kanë nxjerrë mësime nga sezonet e shkuara, duke marrë masat që në verë.
Dhe në këtë mënyrë fusha është në një gjendje perfekte, duke plotësuar kushtet e duhura për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike. Kjo patjetër është një lajm pozitiv për vetë stilin që po luajnë dhe aplikojnë shkodranët këtë edicion.
Ku me një futboll sulmues dhe presing lart ndaj kundërshtarëve, një fushë cilësore patjetër ndihmon në manovrat e ekipit të Martinit.
PANORAMASPORT.AL













