FSHF zyrtarizon axhendën për kuqezinjtë, dy transferta për katër ditë në qershor
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se Kombëtarja U-21 do të përballet me Slloveninë U-21, pikërisht më 5 qershor prej orës 20:15 në stadiumin e Ajdovscinës. Kjo miqësore do të vijë përpara asaj me Italinë U-21, që është programuar tri ditë më vonë në Itali.

NJOFTIMI I FSHF:
“Kombëtarja shqiptare U-21 ka zyrtarizuar një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21, ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si një nga vendet organizatore.
Kuqezinjtë do të përballen me Slloveninë U-21 më 5 qershor 2026, në stadiumin e Ajdovščinës, në orën 20:15. Kjo do të jetë miqësorja e parë e këtij grumbullimi për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi.
Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit program përgatitor, Kombëtarja U-21 do të zhvillojë edhe një tjetër test miqësor ndaj Italisë U-21, më 8 qershor 2026 në stadiumin “Omero Tognon” në Pordenone, ndeshje e cila është bërë tashmë publike”.
PANORAMASPORT.AL













