Postuar: Dhjetor 25, 2025 | 18:39
FOTO/ Trajneri bëhet nostalgjik për Tiranën, kujton sezonin e fundit kur u shpallën kampion
Tirana po kalon një moment të vështirë, pasi si rallë herë në historinë e klubit pas 18 javësh mban vendin e fundit në renditje. Bardheblutë numërojnë vetëm 10 pikë deri tani, ndërsa synimi i vetëm për këtë edicion mbetet mbijetesa.

Dje ishte Erbim Fagu, që u bë nostalgjik dhe publikoi një postim të katër viteve më parë. Ishte dhjetori i vitit 2021, kur Tirana po luftonte për kampion dhe ishte në rrugën e duhur.
Asokohe bardheblutë fituan 1 me 2 në derbi dhe goli erdhi në fundin e ndeshjes. Fagu ishte pjesë e stafit të Tiranës.

PANORAMASPORT.AL













