FOTO/ Realizoi supergol në minutat shtesë, ish-kapiteni i Partizanit zgjidhet në formacionin e javës në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2026 | 10:13

FOTO/ Realizoi supergol në minutat shtesë, ish-kapiteni i Partizanit zgjidhet në formacionin e javës në Turqi

Ish-kapiteni i Partizanit, Jurgen Bardhi e nisi nga stoli sfidën kundër Adana Demirspor, por u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë.bardhiAi u bë protagonist në aksionet sulmuese dhe në shtesën e takimit shënoi me një goditje të pakapshme golin e rezultatit përfundimtar 1-3 për skuadrën e tij, Umraniespor.

Falë këtij goli mesfushori është përfshirë në formacionin e javës së 37-të në Ligën e Parë turke. 28-vjeçari është vlerësuar me notën 7.7 nga SofaScore.WhatsApp Image 2026-04-27 at 09.50.44Rikujtojmë që ky ishte goli i 6 i këtij sezoni për Bardhin, i cili kësisoj përmirësoi statistikën e tij personale më të mirë sezonale, atë të 5 golave që e kishte arritur 2 herë më parë pikërisht me fanellën e Partizanit.

(VIDEO E GOLIT)

PANORAMASPORT.AL