Postuar: Maj 3, 2025 | 18:27
FOTO/ Moment i veçantë për kapitenin e klubit të Superiores, i propozon partneres dhe njofton pritjen e ëmbël
Kleandro Lleshi i ka propozuar partneres, ndërsa në të njëjtën kohë ka njoftuar se do të bëhet baba. Përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se partnerja e tij është në pritje të ëmbël.

Bëhet fjalë për një vajzë që do të vijë në jetë, ndërsa 25-vjeçari po kalon ditët më të lumtura. Kleandro Lleshi ka mbajtur për shumë ndeshje shiritin e kapitenit te Laçi.
25-vjeçari vjen pas momentit të vështirë në karrierë me kurbinasit. Laçi, që ishte pjesë e Superiores në këtë edicion, e mbylli si vend i fundit dhe do të luajë në të Parën.


PANORAMASPORT.AL













