Postuar: Shkurt 18, 2025 | 9:57
FOTO/ Mbajti portën të paprekur, ish-gardiani i Tiranës zgjidhet në formacionin e javës në Superligën turke
Ish-portieri i Tiranës, Visar Bekaj është zgjedhur në formacionin e javës në Superligën turke.
Gardiani i cili luan për Hatajsporin mbajti portën të paprekur për 90 minuta dhe në fund skuadra e tij mori 3 pikë përballë Alaniasporit. Portieri kosovar bëri 4 pritje vendimtare, por u ndëshkua edhe me karton të verdhë në fundin e sfidës.
Duket se Bekaj po merr gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit të tij pasi në 3 ndeshjet e fundit të skuadrës e ka nisur si titullar.
PANORAMASPORT.AL













