FOTO/ Luhatje në Tirana-Partizani, kompanitë e basteve ndryshojnë “mendje” për fituesin e derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2025 | 14:45

FOTO/ Luhatje në Tirana-Partizani, kompanitë e basteve ndryshojnë “mendje” për fituesin e derbit

Partizani ishte favorit deri në mëngjesin e sotëm, për të fituar derbin me Tiranën. Fitorja e të kuqtë kuotohej 2.4, e Tiranës 3.15 dhe barazimi 2.94.  

Screenshot 2025-04-07 144418

Situata ka ndryshuar, kur kanë mbetur disa orë nga ndeshja. Kompanitë e basteve mund të thuhet se kanë ndryshuar vendet e koeficientëve. Kështu Tirana shfaqet favorite për të fituar.

2.4 për një 3 pikësh të bardhebluve. Në anën tjetër, “demat” e kanë 2.8 mesatarisht. Barazimi ka kuotën më të lartë, pikërisht 3.1 dhe pse në tre takimet e mëparshme, skuadrat kanë ndarë pikët.

Ky takim mbyll javën e 33-të të Superiores dhe do të nisë në orën 20:00, pikërisht në “Arena Kombëtare”.

KOEFICIENTET E TIRANA-PARTIZANI

Screenshot 2025-04-07 144928

PANORAMASPORT.AL