Postuar: Maj 17, 2025 | 17:51
FOTO/ Kafe mes “demash”, Skënder Gega shfaqet me dy ikona të Partizanit
Skuadrën e ka lënë pushim, por duket se trajneri Gega nuk e ka lënë Tiranën, ndoshta edhe për shkak të angazhimeve në klub në lidhje me merkaton dhe planifikimin e saj.

Gjithsesi, ka kohë edhe për relaks dhe ish-mbrojtësi ka vendosur që të kalojë kohë me dy personalitete të tjera të Partizanit, ish-mesfushori Ledio Pano dhe ish-trajneri Neptun Bajko.
Këtë moment trajneri i Partizanit nuk ka ngurruar ta ndajë në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL













