Postuar: Shtator 8, 2025 | 18:22
FOTO/ Italianët zbarkojnë në Tiranë, trajneri Bordin e nis menjëherë zjarr te bardheblutë
Tirana tashmë do të vazhdojë kampionatin nën drejtimin e trajnerit të ri, Roberto Bordin.
“Panorama Sport” mëson se italiani ka zbarkuar ditën e sotme në kryeqytet. Ai ka ardhur së bashku me zëvendës trajnerin Marko Veronese.
Paradite dyshja italiane është prezantuar me skuadrën ndërsa pasditen e sotme ka nisur menjëherë stërvitja.

PANORAMASPORT.AL













