Postuar: Shkurt 18, 2025 | 18:25
FOTO/ Fernando “zyrtarizon” një afrim të bujshëm tek Egnatia, treshe braziliane për titullin kampion
Fernando ka postuar një foto nga stërvitja me Leo Melon dhe Xhekson Kenion. Ky i fundit nuk është zyrtarizuar nga kampionët, por Fernando jep indicie për transferim të mundshëm.

Bashkë me Leo Melon dhe Fernandon janë treshja braziliane, që Egnatia do të kishte për titullin kampion.
Kujtojmë se Xhekson u transferua nga Egnatia te Istanbulspor në verën e vitit 2023. 25-vjeçari, që më parë ka qenë edhe kapiten i Egnatias, mbetet po ashtu në lupën e disa ekipeve jashtë Shqipërisë.
Kështu nuk përjashtohet mundësia, që të jetë i pranishëm vetëm për stërvitjen.

PANORAMASPORT.AL













