Fituesi i Kupës shkon direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës? Zbulohet një skenar ku bëhet tifozllëk për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2026 | 23:03

Fituesi i Kupës shkon direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës? Zbulohet një skenar ku bëhet tifozllëk për…

Fituesi i Kupës së Shqipërisë mund ta nisë aventurën në Europë nga turi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës. Për këtë, “Panorama Sport” do iu sjellë një nga skenarët e mundshëm që është zbuluar.

Screenshot 2026-04-24 143706

Bëhet fjalë për Shakhtar Donetsk, që duhet të fitojë kampionatin dhe po ashtu Ligën e Konferencës në këtë sezon. Shakhtari po shkon i sigurt drejt fitimit të kampionatit, pasi regjistron 6 pikë më tepër se vendi i dytë.

Sa i përket fitimit të Ligës së Konferencës, nuk është një rrugë e lehtë. Në gjysmëfinale duhet të eliminojë Kristal Palas. Në çiftin tjetër gjysmëfinalist janë përballë Rajo Vajekano dhe Strasburg. Nëse Shakhtar ia del të mbyllë një super sezon, atëherë fituesja e Kupës së Shqipërisë kalon direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Kujtojmë se Egnatia dhe Dinamo do të sfidojnë njëra-tjetrën në finalen e Kupës së Shqipërisë. Një sfidë e rezervuar për datën 13 maj, pikërisht në stadiumin “Air Albania” prej orës 19:00. Kujtojmë se nëse fituesja e Kupës triumfon edhe në kampionat, atëherë automatikisht përfiton vendi i dytë në renditje.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL