Fitorja e Tiranës, ish-mesfushori kampion shpërthen ndaj Nuhijut: As lopët nuk i jap të trajnojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2026 | 22:34

Fitorja e Tiranës, ish-mesfushori kampion shpërthen ndaj Nuhijut: As lopët nuk i jap të trajnojë

Tirana eliminoi dje Skënderbeun nga Kupa e Shqipërisë. Bardheblutë ia dolën vetëm pas shtesave, duke fituar 2 me 1 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe siguruan çerekfinalet.

PATUSHI

Saimir Patushi, ish-mesfushori i njohur i Tiranës, komentoi së fundmi te “Panorama Sport”. Pakënaqësitë e tij ishin konkretisht ndaj trajnerit Ardijan Nuhiju.

“Këtij edhe lopët nuk i jap të trajnojë se çdo ditë që kalon, tregon se ky vetëm me trajningun nuk ka lidhje o Nuhi”, shkruan ish-mesfushori që dikur fitonte tituj kampion me bardheblutë.

Fokusi i Tiranës është tani te Bylisi. Transferta është rezervuar më 14 janar, prej orës 13:30.

Screenshot 2026-01-11 122733

PANORAMASPORT.AL