Firmos me gjigantët e Kroacisë, zbulohen detajet e kontratës për mesfushorin e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2026 | 13:07

Firmos me gjigantët e Kroacisë, zbulohen detajet e kontratës për mesfushorin e Shqipërisë

Etnik Brruti ka firmosur me Hajduk Split. Kontrata me klubin kroat është e vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Screenshot 2026-05-29 125905

Brruti afrohet te Hajduku si lojtar i lirë, pasi e mbylli me Malishevën. Për të është eksperienca e parë jashtë Kosovës. Nuk do e ketë të vështirë të përshtatet duke qenë se pjesë e ekipit janë Ron Raçi dhe Adrion Pajaziti.

Etnik Brruti është ftuar edhe nga Kombëtarja shqiptare, pavarësisht se minutat kanë munguar dhe përfundoi në tribunë. 22-vjeçari ndërkohë është vendosur në dispozicionin e Alban Bushit te Shqipëria U-21.

Te Malisheva pati një sezon mjaft pozitiv. Në kampionat regjistroi 9 gola dhe 4 asistime.

PANORAMASPORT.AL