Fillon kapitulli i ri i një mbiemri legjendar, Kristiano Ronaldo Jr debuton me fanellën e Portugalisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2025 | 22:55

Fillon kapitulli i ri i një mbiemri legjendar, Kristiano Ronaldo Jr debuton me fanellën e Portugalisë

Kristiano Ronaldo Jr ka hedhur hapat e parë në arenën ndërkombëtare, duke debutuar me kombëtaren U16 të Portugalisë në moshën 15 vjeç e 3 muaj. Djali i yllit  portugez, u aktivizua në ndeshjen miqësore kundër Turqisë, e cila përfundoi me fitoren 2-0 për luzitanët.

ronaldo

Me hyrjen e tij në fushë, Kristiano Jr jo vetëm që realizoi një ëndërr personale, por gjithashtu hapi një kapitull të ri në trashëgiminë futbollistike të familjes Ronaldo. Ai ka qenë pjesë e akademive të ndryshme, duke përfshirë ato të Juventusit, Mançester Junajtid dhe aktualisht Al Nasr, ku ndjek hapat e të atit.

RONALDO JR

Federata Portugeze e Futbollit publikoi pamje dhe lajme nga ndeshja, ndërsa fansat në rrjetet sociale e pritën me entuziazëm debutimin e djalit të pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Edhe pse rruga është ende e gjatë, pritshmëritë janë të larta. Kristiano Ronaldo Jr tashmë ka nisur ta ndërtojë historinë e tij, me të njëjtën fanellë që e bëri babain e tij.

PANORAMASPORT.AL