Postuar: Tetor 30, 2025 | 21:26
Episodi tragjik/ Inter pranë familjes së viktimës dhe Martinezit pas aksidentit
Presidenti i Interit, Xhuzepe Marota, ka reaguar pas aksidentit të rëndë rrugor ku u përfshi portieri i skuadrës, Jozef Martinez, pranë “Apiano Xhentile”.

“Është një rast shumë i ndjeshëm. Jemi pranë familjes së viktimës dhe po ashtu pranë lojtarit tonë, të cilin e njohim mirë”, deklaroi Marota në nisje të një eventi të Komitetit Olimpik Kombëtar Italian në Triennale të Milanos.

Ai shtoi se ngjarje të tilla tragjike janë pjesë e përditshmërisë, por shpreson që të gjithë të nxjerrin një mësim nga kjo situatë. Klubit i mbetet të ofrojë mbështetje maksimale për portierin dhe familjen e tij, ndërsa trajton pasojat e aksidentit me kujdes të madh.
PANORAMASPORT.AL













