Enkileda Carja ngre flamurin e Skënderbeut në Lojërat Islamike, i dhuron Shqipërisë dy medalje argjendi dhe dy rekorde

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2025 | 9:25

Enkileda Carja ngre flamurin e Skënderbeut në Lojërat Islamike, i dhuron Shqipërisë dy medalje argjendi dhe dy rekorde

Shqipëria ka shënuar të tjera rezultate të rëndësishme me peshëngritjen në arenën ndërkombëtare.

-640-0-6911c10132ccc

Përfaqësuesja kuqezi, e cila merr pjesë si i vetmi vend plotësisht europian në Lojërat e Solidaritetit Islamik, ka koleksionuar edhe dy medaljet e para në këtë aktivitetit. Në evenimentin që ka nisur në Riad të Arabisë Saudite që prej datës 7 nëntor, suksesin e parë të Shqipërisë e ka shënuar Enkileda Carja, e cila ka shkëlqyer me dy medalje argjendi dhe me dy rekorde në garën e saj.

Carja konkurroi dje në kategorinë e peshave 63 kg. Ndonëse vetëm 17 vjeçare, shtangistja nga Librazhdi ka bërë paraqitje mbresëlënëse, duke ngjitur dy herë flamurin e Skënderbeut në podium. Medalja e parë e argjendit erdhi në stilin e shkëputjes, aty ku Carja realizoi me sukses 97 kg, rezultat që përkthehet në rekord botëror për të reja. Në shkëputje regjistroi 116 kg, duke u pozicionuar në vendin e katërt, por duke vendosur gjithashtu tjetër rekord botëror për moshën e saj.

Ndërsa me 213 kg në total, Enkileda meritoi një tjetër medalje të argjendtë në dygarësh. Rezultate të mëdha nga peshëngritësja shqiptare, e cila po merr frutet e një punë të jashtëzakonshme të bërë prej vitesh së bashku me trajneren e saj Eglantina Çuni. Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë, Carja mahniti edhe në Europianin U-20 në Durrës, duke fituar tri medalje ari. Sot do të jetë radha për një tjetër talent të shtangës shqiptare për tu ngjitur në pedanë në Riad.

Ertjan Kofsha do të konkurrojë në kategorinë e peshave 94 kg, me peshëngritësin shtërmenas që shpreson që të jetë pjesë e zonës së medaljeve. Shqipëria përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Solidaritetit Islamik, ndërsa deri më tani, përveç Carjes, ka garuar edhe xhudistja Erisa Brahimaj, e cila nuk ka mundur që të shkojë më shumë se turi i parë.fdghfh

1 2

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL