Eliminimi i Laçit, trajneri Shensoj: Ishalla e merr kjo skuadër Kupën! Na munguan dy lojtarë shumë të rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2026 | 15:49

Eliminimi i Laçit, trajneri Shensoj: Ishalla e merr kjo skuadër Kupën! Na munguan dy lojtarë shumë të rëndësishëm

Laçi u eliminua në Kupën e Shqipërisë nga Bylisi, që fitoi 2 me 3 pas shtesave. Pas ndeshjes në Ballsh foli trajneri Naxhi Shensoj.

bandicam 2026-01-10 15-40-14-648

“Një emocion të madh të luash kundër Bylisit. Me Bylisin dhe Laçin luanim në finalen në 2013. Tani ishalla Bylisi e merr Kupën, me mua e luajti finalen, tani ishalla e merr Kupën. Mendoj se ishim 50 me 50. Nuk kishim fat, morëm golin e parë dhe u lëndua Hajdari. U detyruam të ndryshojmë skemën. Sot nuk kishim pankinën, po ta kishim të fortë do ta merrnim ndeshjen.

Tresa është shumë i rëndësishëm, por ishte jashtë. Edhe Kurti. Dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Ishte një ndeshje e mirë. Bylisi në pjesën e parë ishte më mirë se ne, në pjesën e dytë, u përmirësuam dhe ishim ne më mirë. Në shtesë e kishim iniciativën e lojës, por një fatkeqësi dhe shpërqëndrim. U prish ekuilibri në mbrojtje dhe Bylisi shënoi. Të kishte kaluar Laçi, nuk do ishte surprizë”, u shpreh Shenoi për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL