Elbasani në rënie të lirë, prej kreut në krizë të plotë. Verdheblutë humbasin gjithçka në momentin vendimtar
Elbasani po kalon periudhën më të vështirë të sezonit pikërisht atëherë kur duhej të ishte në kulmin e formës. Në një moment kur çdo ndeshje ka peshën e një finaleje dhe kur në lojë nuk është vetëm titulli kampion, por edhe përfitimi financiar që sjell pjesëmarrja në kupat e Europës, skuadra verdheblu duket e zhytur në një krizë të thellë sportive dhe psikologjike.

Humbja katastrofike 4-0 ndaj Egnatias në ndeshjen e parë të fazës “Final 4” ishte goditja më e rëndë e sezonit dhe një tregues i qartë i rënies së frikshme që po përjeton skuadra. Ajo sfi dë nuk ishte thjesht një humbje, por një përballje që vulosi momentin negativ dhe nxori në pah të gjitha problemet që kanë shoqëruar Elbasanin në javët e fundit.
RËNIA E FRIKSHME Rënia e Elbasanit nisi menjëherë pas një prej fi toreve më të rëndësishme të sezonit, suksesit ndaj Vllaznisë. Ajo fi tore jo vetëm që i dha tri pikë të arta, por i siguroi edhe kreun e renditjes falë avantazhit në ndeshjet direkte. Në atë moment, gjithçka dukej në favor të verdhebluve. Titulli kampion ishte më pranë se kurrë dhe skuadra dukej e destinuar për të shkruar historinë. Por, pikërisht kur pritej sprinti fi – nal drejt kurorëzimit, ndodhi e kundërta. Skuadra u duk sikur u kap nga euforia e atij suksesi dhe humbi ekuilibrin. Nga një ekip i organizuar, i fortë dhe i bindur në forcat e veta, Elbasani u shndërrua në një skuadër të brishtë, pa siguri dhe pa qartësi në lojë. Pas triumfi t ndaj Vllaznisë erdhën katër humbje radhazi, një seri që ka tronditur të gjithë ambientin: ndaj Vorës, Bylisit, Tiranës dhe së fundmi Egnatias. Bilanci i këtyre katër ndeshjeve është alarmant. Elbasani ka pësuar plot 13 gola, një shifër që tregon qartë problemet serioze në repartin mbrojtës dhe mungesën e stabilitetit. Skuadra ka humbur kompaktësinë, besimin dhe aftësinë për të reaguar në momentet më të vështira.
GODITJA FATALE Humbja 4-0 ndaj Egnatias ishte më shumë sesa një rezultat negativ. Ishte një mbrëmje ku Elbasani u shfaq i pafuqishëm, i çorientuar dhe pa asnjë përgjigje përballë një kundërshtari që dominoi në çdo aspekt. Në një ndeshje që duhej të tregonte forcën e karakterit dhe ambicien për titull, verdheblutë dështuan totalisht. Diferenca e madhe në rezultat tregoi jo vetëm superioritetin e kundërshtarit, por edhe krizën e thellë morale që ka pushtuar skuadrën. Për një ekip që deri pak javë më parë kryesonte kampionatin dhe ëndërronte titullin, kjo humbje përbën një goditje të fortë në vetëbesim.
MISIONI “RINGRITJE” Në futboll, gjithmonë ekziston mundësia për reagim dhe Elbasani ende nuk i ka humbur plotësisht shanset. Edhe pse morali është në pikën më të ulët dhe atmosfera duket e rënduar, sezoni nuk ka përfunduar. Sfi da e së dielës ndaj Dinamos është kthyer në ndeshjen më të rëndësishme e sezonit. Për Elbasanin ekziston vetëm një rezultat: fi torja. Një sukses ndaj Dinamos do të rikthente shpresën, do të rrite besimin e skuadrës dhe do ta mbante ekipin në garë për titullin kampion deri në fund. Një fi – tore do të shërbente gjithashtu si një përgjigje e fortë ndaj kritikave dhe si një dëshmi se kjo skuadër ka ende forcën për t’u ringritur. Megjithatë, nëse rezultati nuk do të jetë pozitiv, atëherë kriza mund të thellohet edhe më shumë dhe ëndrra për titull mund të shuhet përfundimisht.
FRIKË PËR EUROPËN Përveç garës për titull, ekziston edhe një tjetër shqetësim madhor. Ndikimi që kjo krizë mund të ketë në ndeshjet europiane. Pjesëmarrja në kompeticionet kontinentale është një arritje e madhe sportive dhe fi nanciare. Megjithatë, nëse Elbasani hyn në këto sfi da me moral të ulët dhe me pasiguri të theksuara, rreziku për të mos shfaqur potencialin real është shumë i madh. Kupat e Europës kërkojnë besim, stabilitet dhe përqendrim maksimal. Nëse skuadra nuk arrin të rikuperohet në dy ndeshjet e fundit, kjo gjendje mund të refl ektohet negativisht edhe në arenën ndërkombëtare.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













