EKSKLUZIVE/ Regi Lushkja drejt Turqisë, zbulohet klubi që kërkon futbollistin e Egnatias dhe oferta për rrogozhinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2025 | 23:50

EKSKLUZIVE/ Regi Lushkja drejt Turqisë, zbulohet klubi që kërkon futbollistin e Egnatias dhe oferta për rrogozhinasit

Regi Lushkja mund t’i japë shumë shpejt lamtumirën kampionatit shqiptar. Në adresë të mesfushorit të Egnatias ka ardhur një ofertë shuëm interesante për të vazhduar karrierën e tij në kampionatin turk të futbollit, me emrin e klubit që ishte mbajtur i fshehtë nga drejtuesit rrogozhinas.

Redi Lushkja

“Panorama Sport” ka mësuar se klubi që kërkon Lushkjen është pikërisht Sivaspori në kategorinë e dytë turke. Klubi nga radhët e të cilit u largua gjatë verës Rei Manaj, ka rënë këtë vit nga kategoria, por synon që të ngjitet përsëri sa më shpejt në elitë dhe sheh te Lushkja një element që mund ta ndihmojë për të arritur qëllimin.

Negociatat vazhdojnë pasi për momentin nuk është arritur akordi mes klubeve. Kjo për faktin se Sivaspor ka ofruar vetëm 100 mijë euro si fillim për kartonin e një prej futbollistëve më cilësore të ekipit kampion të Superiores. Megjithatë, negociatat vazhdojnë dhe nuk është për t’u përjashtuar mundësia e largimit të Lushkjes drejt një kampionati më cilësor siç është ai turk.

ERMAL KUKA-PANORAMASPORT.AL