EKSKLUZIVE/ Njësoj si De Biazi, trajneri Maran merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2026 | 12:27

EKSKLUZIVE/ Njësoj si De Biazi, trajneri Maran merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen

Rolando Maran mbajti sot një konferencë për shtyp ku foli për listën e Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë do të luajnë dy miqësore në qershor, pikërisht ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Screenshot 2026-05-28 122654

“Panorama Sport” ndërkohë mëson detaje ekskluzive nga tekniku italian. Maran ka vendosur që njësoj si De Biazi, sapo të fillojë kampionati, të shkojë në çdo skuadër shqiptare.

Ishte De Biazi që e ndoqi si praktikë vite më parë. Maran si mik i tij duket se do vazhdojë të njëjtën rrugë.

Sa i përket ndeshjeve të qershorit janë vetëm dy lojtarë nga Abissnet Superiore. Bëhet fjalë për Pano Qirkon e Partizanit si edhe Naser Alijin nga Dinamo.

WhatsApp Image 2026-05-28 at 11.42.29

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL