EKSKLUZIVE/ Ndryshon projekti, Vlora stadium me kullë 40 kate. Ja detajet për impiantin e ri të Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2025 | 23:00

EKSKLUZIVE/ Ndryshon projekti, Vlora stadium me kullë 40 kate. Ja detajet për impiantin e ri të Flamurtarit

Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi pro jektmarrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e projektit të investimit për zhvillimin dhe menaxhimin e pronës shtetërore, në projektin “Rijetësimi i kompleksit sportiv “Flamurtari”, stadiumit, pallatit të sportit dhe zonës urbane përreth dhe dhënien e autorizimit kryetarit të bashkisë për nënshkrimin e marrëveshjes.

WhatsApp Image 2025-08-19 at 11.06.51 (3)

Pas 2 orë debate dhe diskutime, këshilltarët i hapën dritë këtij projektvendimi me 30 vota pro dhe 4 kundër. “Panorama Sport” zbardh gjithçka që u tha në këtë mbledhje. Projekti pritet që të kalojë në pesë faza, ndërsa dje është diskutuar faza e dytë.

I pari e mori fjalën drejtori juridik në Bashkinë e Vlorës, Alban Mësonjësi. “Ky projektvendim bazohet në një vendimi të miratuar edhe nga Këshilli i Ministrave Nr.428, datë 23.07.2025 për transferimi te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit.

WhatsApp Image 2025-08-19 at 11.07.08

Pjesë e VKM-së janë tre prona në pronësi të Bashkisë së Vlorës dhe konkretisht pasuria 12/26 me sipërfaqe 19 mijë e 486 M2, pasuria me 12/34 me sipërfaqe 10 mijë e 721 M2, pasuria 12/37 me sipërfaqe 3485 M2. Kjo marrëveshje që duhet të miratohet nga këshilli do të formalizojë marrëveshjen që do të firmoset nga Bashkia e Vlorës, Ministria e Arsimit dhe Sportit, FSHF, Komitetit Olimpik Shqiptare dhe Korporata e Investimeve Shqiptare.

FSHF do të garantojë standardin e stadiumit dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, standardin e pallatit të sportit. Ky është një vendim i Këshillit Bashkiak, vijues i disa vendimeve të mëparshme për zhvillimin e zonës dhe do të ketë edhe vendime të tjera, ku pas miratimit të lejes së ndërtimit dhe miratimit të projektit do të ketë edhe marrëveshje të tjera ku më e rëndësishmja është evidentimi i pjesës takuese të palëve shtet dhe korporata dhe të palës private.

Ky është një akt procedurial, që autorizon kryetarin e bashkisë për të nënshkruar marrëveshjen. Për këtë marrëveshje, Bashkia Vlorës nuk shpenzon dhe nuk kryen pagesa, nuk ka kosto për këtë proces. Pronësia do të transferohet në një mbledhje tjetër të këshillit. Procedura për përzgjedhjen e partnerit privat që do të kryejë investimin është me konkurrim të hapur dhe është shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare”, u shpreh ai.

DETAJET E STADIUMIT TË RI- Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, Orgest Deraj, tha se ka një rishikim të projektit të stadiumit të Vlorës. Ai theksoi se impianti do të jetë me 12 mijë vende, teksa “Panorama Sport”, zbardh edhe fotot e stadiumit të ri. “Projekti është i vitit 2023 i dalë nga konkursi i FSHZH dhe AKP dhe më pas janë bërë rishikime të projektit kur është bërë studimi i fizibilitetit në terren. Gjithmonë të iniciuara nga studio fituese XDGA dhe këtu ka një skemë të rishikimit, pasi kjo është pika më sensitive, zhvendosja e pallatit të sportit, aty ju është pishina aktuale që është jashtë përdorimit dhe zëvendësimi në këtë pjesë me një ndërtesë shumëkatëshe, e cila në katet nëntokë ka tre kate parkim, të cilat janë 50% në shërbim të publikut të stadiumit, si dhe 50% në shërbim të pjesës komerciale të kësaj kulle. Po të shikojmë gjurma e pallatit të sportit zë një sipërfaqe shumë të madhe ndërsa gjurma e kësaj ndërtese ka një sipërfaqe të reduktuar gati 50% të gjurmës dhe krijon mundësinë e krijimit të më shumë hapësirave publike përpara stadiumit. Është kërkuar një stadium i kategorisë 4, sipas standardeve të UEFA-së, me 12 mijë vende, të cilat kur ka aktivitete sportive, këto vende duhet të furnizohen nga një ambient më i gjerë dhe me më shumë sheshe. Kjo krijon mundësinë e funksionalitetit më të mirë të stadiumit. Një ndryshim tjetër që është bërë është aneksi i stadiumit i cili është parashikuar për një territor stërvitor dhe është menduar të zhvendoset në një ambient më të përshtatëm, pasi në një qendër të qytetit nuk mund të zhvillohen aktivitete stërvitore, se edhe kushtet nuk janë të përshtatshme. Ky ambient nuk është tjetërsuar, por është kthyer në një park që krijon një qarkullim më të mirë për ndërtesat dhe për të gjithë zonën përreth. Nga ana funksionale, kemi një stadium me një sipërfaqe 29 mijë e 700 m2, kemi parkim dhe pallat sporti të integruar. Pallati i sportit dhe pishina do të jenë bashkë, në të njëjtën ndërtesë ku është pishina aktuale. Kemi ndërtesa për zyra, hoteleri, banesa, një kopsht dhe një bibliotekë në pjesën e parkut, zona komerciale dhe parkime të nëndheshme në sipërfaqe 31 mijë e 400 m2. Do të shikohen edhe për elementë arkeologjik në këtë zonë dhe mund të krijohet një muze në ambientet e stadiumit”, shprehet Deraj.

KRYEBASHKIAKU- Ermal Dredha tha se me rishikimin e projektit të stadiumit të ri është bërë një studim i thellë i zonës. Veç stadiumit parashikohet edhe një pallat sporti i ri, që do të zhvendoset nga vendi ku gjendet aktuali si dhe një pishinë e re. “Ky projekt është i ndarë me faza.

WhatsApp Image 2025-08-19 at 11.07.07

Kjo do të thotë se ne jemi duke trajtuar vetëm pronat shtet sot që flasim. Në momentin e parë që ne trajtuam pjesën e projektit të stadiumit te teatri “Petro Marko”, kompania hodhi si ide që të bëjë një plan urbanizimi për të gjithë zonën. Ata kanë bërë një studim të thellë duke përfshirë zonën pas stadiumit dhe zonën e “Çentrales” në një të ardhme. Sot që flasim është faza e rehabilitimit dhe rikosntruksionit të stadiumit, pallati i sportit dhe pishina. Më pas do të jetë zhvillimi i zonës dhe palët në këtë rast janë privat”, shprehet Dredha.

WhatsApp Image 2025-08-19 at 11.06.51   WhatsApp Image 2025-08-19 at 11.06.51 (1) WhatsApp Image 2025-08-19 at 11.06.51 (2) WhatsApp Image 2025-08-19 at 11.06.51 (3)

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL