EKSKLUZIVE/ Ndizet gara! Egnatia me projekt të frikshëm, ylli i Vllaznisë shfaqet pranë kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2026 | 22:55

EKSKLUZIVE/ Ndizet gara! Egnatia me projekt të frikshëm, ylli i Vllaznisë shfaqet pranë kampionëve

Esat Mala mund të veshë fanellën e Egnatias në edicionin e ardhshëm, siç “Panorama Sport” mëson. Kampionët duan të ndërtojnë një ekip që mund të konkurrojë në kualifikueset e Europës, ndërsa Mala është i piketuari i radhës.

mala

27-vjeçari e mbyll me Vllazninë pas këtij edicioni duke qenë se rinovimi mungon. I afruar në vitin 2022 është edhe një nga lojtarët me më tepër paraqitje, pikërisht 158.

Mala shikohet ndryshe edhe si njeriu “asist” te kuqeblutë. Deri tani regjistron 32 asistime që nga ndeshja e parë, si askush tjetër.

Nesër ndërkohë do të jetë një përballje mes dy skuadrave. Vllaznia dhe Egnatia ndeshen në kuadër të javës së dytë të Final Four, teksa aktualisht regjistrojnë pikë të barabarta në krye.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL