EKSKLUZIVE/ Fitorja e Partizanit, trajneri i Laçit: Humbje me planifikim, u kam dhënë lojtarëve vetëm 3 ditë pushim
Laçi u përball sot me Partizanin në stadiumin “Arena e Demave”. Sfida u humb nga kurbinasit me rezultatin 2-0, ndërsa golat u shënuan në fund nga Gudjufi dhe Bintsuka.

Trajneri i Laçit, Naxhi Shensoj, foli për “Panorama Sport” pas humbjes me Partizanin duke treguar se ishte e planifikuar.
Cili ishte mesazhi që morët nga lojtarët?
Luajtëm tetë ndeshje në kampionat, katër fitore dhe katër barazime dhe një fitore me Luftëtarin për Kupë. Që do të thotë 9 ndeshje me mua, pesë fitore dhe katër barazime pa humbje. Sot e morëm një humbje, por e planifikuam që të humbnim. Vetë fjala ndeshje miqësore, ndeshje kontrolluese, thotë se donim të kontrollonim diçka. Katër lojtarë erdhën në provë, në fillim luajtën 60 minuta. Donim të shikonim ato lojtarë, a mund të bëjnë diçka për përforcim. Luajtën 25 lojtarë, të gjithë luajtën. Do të thotë se rezultati ishte në planin e dytë, në plan të parë ishte që të gjithë lojtarëve iu dhanë shans, që të shikohej në çfarë gjendje janë. U bë ndeshje kontrolluese fantastike, pa probleme. Dhe arbitrat, dhe kundërshtari. Tipik një ndeshje kontrolluese, që jam shumë i lumtur. E patëm qëllim. I uroj klubit Partizani në vitin 2026. Edhe në tani kemi dy ditë e gjysmë pushim. Me dy janar prapë takohemi për të filluar stërvitjet.
Si duket gjendja e futbollistëve, në cilin repart ka nevojë Laçi për ndërhyrje?
Kur erdha unë, para dy muajve, ishte periudhë kur grupi i lojtarëve ka filluar të marrë lëndime. Luanim në fusha të vështira, faktori dy është që kishim lojtarë me kartonë. Këto dy faktorë ma vështirësuan mua si trajner punën. Nuk pata shumë alternative të tjera. Vetëm deri 13 lojtarë kanë luajtur 4-5 lojëra, nuk ka pasur alternativa në pankinë. Për këtë, tani me drejtuesit e klubit po bëjmë plane që të kemi konkurrencë edhe në pankinë. Skënderbeu është aty, ne jemi aty dhe Pogradeci nuk po dorëzohet. Këto tri skuadra janë pretendentë për dy vendet që shkojnë në Superligë. Me një përgatitje të mirë se po punojmë mirë, u kam dhënë vetëm 3 ditë pushim lojtarëve, që 1 javë po punojmë shumë seriozisht të përmirësojmë pak gjendjen fizike. Dhe konkurrenca na vyen, që të lehtësojmë këto që po luajnë shumë shpesh.
Si e shikoni kampionatin e Kategorisë së Parë që nga rikthimi?
Para dy viteve kam qenë në Ballsh. Me Bylisin e bëmë një punë të madhe. Në fund u largua Bylisi. Patëm shans, edhe me Kukësin dhe me Laçin në Ballsh. Për fatkeqësi, u largua Bylisi. Në përgjithësi jo, po e ndjek edhe Superioren dhe Kategorinë e Parë, futbolli po ec para, por është një faktor që këto që prezantojnë Shqipërinë në Europë, duhet të jenë me vizion më të madh. Si për shembull Maqedonia dhe Kosova kanë përfaqësues në Europë, por Shqipëria jo. Skuadra duhet të ketë objektiva më të mëdha, që ta përfaqësojë Shqipërinë në Europë.
FATOS LAMAJ-PANORAMASPORT.AL













