EKSKLUZIVE/ Elbasani “peshkon” te skuadrat e Final Four, dy lojtarë piketohen nga Gvozdenoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2025 | 22:46

EKSKLUZIVE/ Elbasani “peshkon” te skuadrat e Final Four, dy lojtarë piketohen nga Gvozdenoviç

Burime pranë klubit të Elbasanit bëjnë me dije se janë piketuar edhe dy futbollistë të rëndësishëm, të cilët aktualisht janë pjesë e ekipeve shqiptare që do të luajnë në Kupat e Europës gjatë kësaj vere.

ELBASANI GVOZDENOVIC

Bëhet fjalë për dy lojtarë me eksperiencë në elitën e futbollit shqiptar, të cilët janë në planet e trajnerit Gvozdenoviç për të përforcuar repartet kyçe të skuadrës. Megjithatë, për momentin, transferimi i tyre është i pamundur, pasi ata janë të angazhuar me klubet respektive në përgatitjet për turin e parë të kompeticioneve europiane.

Strategjia është që të përfitohet nga dritarja e dytë e merkatos, kur ekipet që eliminohen nga Europa fillojnë të lëshojnë lojtarë. Këto prurje potenciale konsiderohen të rëndësishme në vizionin e klubit, i cili synon të ndërtojë një grup konkurrues për Kategorinë Superiore.

PANORAMASPORT.AL