EKSKLUZIVE/ Dy ish-futbollistët e Superiores në orbitën e Tiranës, bardheblutë duan të zëvendësojnë të dëmtuarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2025 | 22:42

EKSKLUZIVE/ Dy ish-futbollistët e Superiores në orbitën e Tiranës, bardheblutë duan të zëvendësojnë të dëmtuarit

Tirana është duke kaluar një moment delikat në repartin e prapavijës, një situatë që ka detyruar drejtuesit të lëvizin me urgjencë në merkato.EKSKLUZIVE/ Rikthim në Superiore? Ja si qëndron e vërteta për Jorgo Pëllumbin - VETËM SPORTBardheblutë janë hedhur në ndjekje të dy qendërmbrojtësve shqiptarë me peshë, Jorgo Pëllumbi dhe Eneo Bitri, të cilët konsiderohen si profile ideale për të stabilizuar mbrojtjen e ekipit të Vangjel Miles. Problemet kanë nisur që në fillim të sezonit. Edison Kola, një nga afrimet e verës, është dëmtuar rëndë pa arritur të debutonte, duke mbyllur që në start aventurën e tij.

Nga ana tjetër, Mahamadu Dembele, i cili kishte treguar se mund të ishte një lider i prapavijës, do të mungojë deri pas angazhimeve me Kombëtaren shqiptare. Kjo e ka lënë Tiranën praktikisht “të zhveshur” në qendër të mbrojtjes, duke detyruar trajnerin të improvizojë me lojtarë që nuk janë natyralë në atë rol. Në këto kushte, Pëllumbi dhe Bitri janë dy objektiva të qartë. Përvoja e tyre në nivele të ndryshme, aftësia për të lexuar lojën dhe fiziku i fortë i bëjnë ata të përshtatshëm për një klub me pretendime të larta si Tirana.EKSKLUZIVE/ “Prisja ftesë nga Kombëtarja”, Bitri: Rrapaj lideri i kuq, Partizani po “piqet”. Si Daja na motivonte me 'Gladiatorin' (E PLOTË) | Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

PRAPAVIJA – Mbrojtja është themeli i çdo skuadre që synon trofe. Tirana ka treguar shpesh se di të shënojë gola, por pikët humbasin kur prapavija nuk është e sigurt. Në Superiore, çdo detaj bën diferencën, dhe bardheblutë nuk mund të rrezikojnë të hyjnë në një sezon të gjatë me boshllëqe kaq të dukshme. Pëllumbi është një lojtar i formuar në akademinë e Skënderbeut, me një të majtë të fortë dhe me eksperiencë në futbollin italian te Reggina e Serie B. Ai sjell qetësi në zotërimin e topit dhe di të ndërtojë aksionin që nga zona mbrojtëse.

Për Tiranën, do të ishte një lojtar që jo vetëm mbron, por edhe nis manovrat sulmuese. Bitri, nga ana tjetër, është tipologjia e mbrojtësit klasik, i fortë në duelet ajrore, agresiv dhe i palodhur në dyluftime. Eksperienca e tij me Partizanin, Kombëtaren shqiptare dhe aventura në Çeki i japin një dimension tjetër profesionalizmi. Ai mund të kthehet në “murin” e bardhebluve, duke i dhënë ekipit siguri në duelet një kundër një.

Nëse Tirana arrin t’i marrë të dy, atëherë trajneri Mile jo vetëm që zgjidh krizën e momentit, por krijon një binom qendërmbrojtësish që mund të bëhet ndër më të fortët në kampionat. Tirana është një klub që gjithmonë ka synuar majat e futbollit shqiptar dhe afrimi i dy qendërmbrojtësve si Pëllumbi dhe Bitri do të ishte një lëvizje e zgjuar dhe strategjike. Nëse marrëveshjet finalizohen, bardheblutë jo vetëm që do të zgjidhin krizën aktuale, por do të fitojnë një prapavijë që mund të bëhet garanci suksesi në një sezon ku çdo pikë ka peshë.

PANORAMASPORT.AL