EKSKLUZIVE/ Doli kampion me Partizanin dhe Teutën, sulmuesi shkodran e mbyll para kohe aventurën e radhës jashtë Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2026 | 18:56

EKSKLUZIVE/ Doli kampion me Partizanin dhe Teutën, sulmuesi shkodran e mbyll para kohe aventurën e radhës jashtë Shqipërisë

Rubin Hebaj ka vendosur të mbyllë para kohe bashkëpunimin me Tobol Kostanai. “Panorama Sport” mëson se palët kanë vendosur të ndajnë rrugët në Kazakistan, edhe pse kontrata është e vlefshme deri në fundin e këtij viti.

-1000-0-Rubin-Hebaj

Hebaj dallon për ndryshimet e shumta që prej vitit 2024. 27-vjeçari nga Shkodra e niste karrierën te Vllaznia, ndërsa trofetë në Shqipëri i fitonte me Partizanin dhe Teutën. Me të dy klubet e Abissnet Superiore shpallej kampion.

Ish-lojtari i Kombëtares U-21 transferohej te Tobol në shkurt. Gjatë kësaj kohe luajti dhjetë ndeshje dhe shënoi vetëm një gol.

Mbetet për t’u mësuar se ku do të jetë aventura e re. Për herë të fundit në Shqipëri luajti me Teutën, ndërsa u largua në shkurtin e vitit 2023.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL