EKSKLUZIVE/ Djali i rekordmenit të Kombëtares, merr për herë të parë ftesë nga Italia e moshave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2025 | 23:38

EKSKLUZIVE/ Djali i rekordmenit të Kombëtares, merr për herë të parë ftesë nga Italia e moshave

Djali i Erjon Bogdanit, Aleksandri, është ftuar nga Italia U-15 për ndeshjet e radhës. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht lajmin për djalin e “Bogut”, i cili do të mbajë për herë të parë veshur fanellën e “axurrëve”.

aleksander bogdani

Aleksandri erdhi në jetë, më 23 qershor të vitit 2011 pas një viti martesë të Erjonit me juristen italiane Rosella Ariodante. Tashmë është në hapat e babait të tij, i cili njihet si rekordmeni i Kombëtares shqiptare për sa i përket golave.

aleksander bogdani

Bogdani tërhiqej nga futbolli në vitin 2013 duke lënë gjurmën e 18 golave te Shqipëria. Megjithatë, askush nuk e ka kaluar prej atëherë. Rei Manaj që është aktiv me kuqezinjtë, ndodhet në kuotën e 11 golave.

aleksander bogdani

Ndryshe nga i ati që e fillonte karrierën me Partizanin në Shqipëri, Aleksandri është rritur në Itali. Aty ku pikërisht Erjon Bogdani la shenjën e tij duke luajtur nga viti 2000 deri në vitin 2013.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL