Postuar: Mars 13, 2026 | 17:19
Egnatia-Vllaznia vendos kreun, FSHF i beson gjyqtarit të FIFA-s! Në VAR qëndron Doda dhe Maletaj
Gjyqtari Florian Lata do të gjykojë ndeshjen Egnatia-Vllaznia. Ky takim nis në orën 19:00 dhe vlen për javën 28 në Superiore.

FSHF i ka besuar kështu një gjyqtari të FIFA-s, ndërsa bëhet fjalë për një takim që vendos kreun. Aktualisht Vllaznia numëron 2 pikë më tepër se Egnatia.
Ndeshja në “Arena Egnatia” do të ketë Mario Shazivarin dhe Stivi Methoxhën. Arbitër i katërt ndërkohë është Erjon Bastari. Në VAR qëndron Albert Doda, ndërsa Dorjan Maletaj e shoqëron në AVAR.
GJYQTARËT E EGNATIA-VLLAZNIA
Arbitër kryesor: Florian Lata
Asistent 1: Mario Shazivari
Asistent 2: Stivi Methoxha
Arbitër i 4: Erjon Bastari
VAR: Albert Doda
AVAR: Dorjan Maletaj
PANORAMASPORT.AL













