“Edhe ne u çuditëm për kartonin e kuq në duelin Teuta-Pogradeci”, Klajdi Kola: Me rregullore është, me ndjesi jo
Ish-arbitri Klajdi Kola, tashmë në rolin e moviolistit, ka komentuar rastin e kartonit të kuq në duelin Teuta-Pogradeci, që shkaktoi polemika të shumta.

Në minutën e 81-të, sulmuesi Pius, u përjashtua, pas ndërhyrjes së VAR-it. Sipas Kolës, me rregullore kartoni i kuq qëndron, ndërsa me ndjesi jo. Ai tregon se të gjithë u çuditëm fillimisht kur u dha.
“Është bërë nami në rrjetet sociale për pjesën e kartonit të kuq. Enea Jorgji vazhdoi lojën dhe u thirr nga sistemi VAR. Rregullorja e thotë qartë. Rregulli 12 pika 1. Kur një lojtar godet apo tenton të godasë kundërshtarin. Quhet sjellje violente. Duhet të dalë me karton të kuq. Vetëm për këtë arsye është nxjerrë jashtë. Është konsideruar si ndërhyrje violente. Ka një rrëshqitje. Inercia e lëvizjes momenti i parë, pastaj hapet këmba. Nuk është inerci e lëvizjes.
Me rregullore them është i kuq, me ndjesi jo. Unë me ndjesi nuk jam për karton të kuq, por rregullorja e thotë qartë. Edhe ne u çuditëm në fillim thamë për çfarë po e jep”, deklaroi Klajdi Kola.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













