E TRISHTË/ Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta trajneri legjendar gjerman
Një lajm i trishtë është bërë publik ditën e sotme! Trajneri legjendar gjerman i futbollit, Kristof Daum ka humbur jetën në moshën 70-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.
Daum ka luftuar me një sëmundje të egër që nga vjeshta e vitit 2022. Në karrierën e tij si trajner ka drejtuar Këlnin, Shtutgartin, Beshiktashin, Bajer Leverkusenin, Austrinë e Vjenës, Fenerbahçen, Eintracht Frankfurtin, Klub Bryzhin dhe Bursasporin, si dhe ka qenë trajner i Rumanisë.
Vite më parë emri i tij ka dalë në skenë edhe si trajner i mundshëm i Kosovës, por bashkëpunimi nuk u arrit.
Daum fitoi titullin kampion gjerman me Shtutgartin si dhe Superkupën e Gjermanisë, si dhe ishte tre herë kampion i Turqisë dhe fitues i Kupës së Turqisë dhe Superkupës së Turqisë.
Gjermani gjithashtu u shpall edhe kampion i Austrisë në vitin 2003 kur fitoi dy trofe me Austrinë e Vjenës.
Ai duhej të bëhej trajner i Gjermanisë pas dështimit në Euro 2000 në Belgjikë dhe Holandë, por Uli Hë ndërhyri dhe e akuzoi publikisht për përdorimin e substancave të paligjshme.
Daum pranoi t’i nënshtrohej një testi droge dhe një mostër flokësh zbuloi se ai kishte konsumuar kokainë, kështu që humbi pozicionin e tij si trajner i kombëtares gjermane.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"