E rëndë për portierin e kryeqytetasve, aksidentohet dhe rrezikon të mbyllë sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2026 | 19:37

E rëndë për portierin e kryeqytetasve, aksidentohet dhe rrezikon të mbyllë sezonin

Edmir Sali po përballet me një situatë të vështirë në karrierë, pasi “Panorama Sport” mëson se u aksidentua me biçikletë. Portieri i Dinamos ka dëmtuar shpatullën dhe rrezikon të mbyllë sezonin, nëse do i nënshtrohet ndërhyrjes.

Abissnet superiore

Fakt është se Aldo Teqja konsiderohet titullar i padiskutueshëm në portën e Dinamos. Sali nuk ka luajtur asnjë ndeshje për këtë sezon.

Sot është Tomas Kiri në vendin e Salit. 21-vjeçari do të qëndrojë si alternativë për ekipin e Ilir Dajës gjatë kësaj kohe.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL