E rëndë pas humbjes së Lushnjës, trajneri Bano akuzon gjyqtarin Andi Koçi: Nuk bën gabime njerëzore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2026 | 17:40

E rëndë pas humbjes së Lushnjës, trajneri Bano akuzon gjyqtarin Andi Koçi: Nuk bën gabime njerëzore

Artan Bano ka shpërthyer pas humbjes 3 me 2 të Lushnjës ndaj Kukësit. Trajneri i lushnjarëve akuzoi gjyqtarin Andi Koçi.

ARTAN BANO LUSHNJA

“Futbolli ka edhe të papritura. Ky është rezultati, duhet ta pranojmë. Duhet trajtuar profesionalisht. Keni parë dinamikën për 90 e ca minuta, futbollisti më i dobët në fushë sot ka qenë gjyqtari. Janë javë pas jave, edhe me Luftëtarin. E njëjta situatë si sot. Kam mendimin se duhet të jemi më seriozë dhe korrektë, ashtu të jenë gjyqtarët. Ka edhe gabime njerëzore, por një arbitër si Andi Koçi nuk ma merr mendja se bën gabime njerëzore.

Futbollistët u ngarkuan shumë nga ana psikologjike. Do ta shikoj me qetësi ndeshjen, i pashë episodet. Unë i di defektet tek ekipi im, kam bërë të pamundurën në 2 muaj e gjysmë që t’i përmirësoj. Ndryshimi është i madh, futbollistët kanë dëshirë. Jam i kënaqur sot me futbollistët, edhe pse çeduam në momentet e caktuara. Ndërrimi i detyruar i Korreshit na prishi punë se ishte i detyruar. Në fund, futbolli është lojë episodesh. Nuk mund të paragjykojmë një ekip si Lushnja, me një nivel mesatar. Sot duhet të kishim dalë me rezultat pozitiv. Ne do e respektojmë garën, do bëjmë maksimumin. Ka të meta loja e Lushnjës.

Ju e dini që trajneri mendon për 94 minuta lojë, duhet edhe të godasë nga stoli. Pse jo Peqini të luajë nga minuta e parë. Kur ke futbollistë cilësorë, ke kohë. Jo se Peqini nuk e meriton nga minuta e parë. Dua ta fitoj ndeshjen me stolin, jo me ato nga minuta e parë. Stoli duhet të jetë më kualitativ se ato në fushë”, u shpreh trajneri Bano për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL